Tër.meti në Rodos, shqiptari: Të gjithë ishin në gjumë, por e ndiem shumë/ Video
Kryetari i komunitetit shqiptar në Rodos, Ari Kasapi tha për “People” në Euronews Albania, se tërmeti u shoqërua me panik dhe me frikë për cunami, pasi qendra e tij ishte shumë afër me Rodosin.
“E ndiem shumë sepse ishim të gjithë në gjumë. Qendra e tërmetit ishte vetëm 7 kilometra nga Rodosi dhe ishte 6.7 ballë në atë moment që na e treguan telefonat. 5.9 e nxori qendra në Athinë. Këtë kohë ka pasur tërmete të vogla, por tani ka pasur zjarr, përmbytje dhe tërmete.
Unë kam një biznes me aksesorë turistik, nuk pati dëme, por pati diku te 10 shtëpi të vjetra që u dëmtuan. Më tepër ishte paniku i krijuar në hotelet e mëdha, pati frike edhe për cunami”, -tha ai.