free web tracker VIDEO/ Modelja 19-vjeçare humb jetën në Budva pasi hoqi rripat e parashutës në ajër, filmohet momenti i fundit - Shqipet

VIDEO/ Modelja 19-vjeçare humb jetën në Budva pasi hoqi rripat e parashutës në ajër, filmohet momenti i fundit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rivierën e Budvës, ku një vajzë 19-vjeçare nga Serbia, Tijana Radonić, humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash gjatë një fluturimi me parashutë. Momenti i rënies është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Sipas pamjeve, e reja fillimisht shihet në gjendje paniku, duke hequr jelekun dhe më pas rripat e sigurisë që e mbanin të lidhur me pajisjen fluturuese. Pak çaste më vonë, ajo bie nga lartësia.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se dëgjuan të renë duke bërtitur “Më ulni poshtë!” dhe “Ndihmë!” para se të ndodhte tragjedia. Vajza po merrte pjesë në xhirimet e një reklame për një agjenci turistike lokale dhe, sipas mediave, fillimisht kishte shfaqur qetësi dhe entuziazëm.

Dyshohet se viktima mund të ketë pësuar një sulm paniku gjatë fluturimit, çka e çoi në vendimin fatal për të liruar rripat e sigurisë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Scroll to Top