“Më shumë se një mbret”- Nusret publikon foton me kryeministrin Rama
Shefi i famshëm turk dhe fenomeni i rrjeteve sociale, Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si “Salt Bae”, ka postuar një foto me kryeministrin Edi Rama.
Foto është shkrepur në ambientet e stadiumit “Allianz Arena”, ku mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Champions League.
“Më shumë se një mbret”, shkruan ai krahas fotos, bashkë me një kurorë, një emoji për “mos marrje më sysh”.