VIDEO/ Moderatorja amerikane vazhdon edicionin informativ ndërsa i fillon lindja – Momenti bëhet viral
Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi një prezantuese lajmesh në ShBA, Olivia Jaquith, vazhdoi të prezantonte lajmet live për tre orë, edhe pasi i kishin plasur ujrat pak minuta para fillimit të emisionit.
Ngjarja ndodhi në stacionin televiziv CBS6 Albany, ku Jaquith ishte në detyrë si prezantuese e mëngjesit. Ajo filloi të ndiente kontraksione dhe më pas kuptoi se i kishte plasur uji, por zgjodhi të qëndronte në studio dhe të vazhdonte transmetimin informativ, duke informuar audiencën për lajmet e ditës dhe njëkohësisht, për situatën e saj personale.
“Jam mirë dhe do të qëndroj në tavolinë sa të mundem, por nëse papritur largohem… e dini se çfarë po ndodh,” u shpreh Olivia me qetësi dhe humor gjatë transmetimit live.