Oriola Marashi ndez rrjetin: Unazë në dorën e majtë dhe poza të zjarrta në bregdet
Modelja Oriola Marashi ka ngritur dyshimet për një fejesë të mundshme, pasi në fotot e fundit të postuara nga bregdeti, në dorën e saj të majtë shkëlqen një unazë me diamant. Dy ditë më parë, ajo kishte publikuar një InstaStory ku tregonte të njëjtën unazë, duke nxitur aludimet se mund të jetë fejuar me partnerin e saj misterioz.
Teksa nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare, fansat e kanë komentuar si një “konfirmim të heshtur”, ndërsa Oriola ka lënë pak vend për imagjinatë edhe përmes pozave provokuese dhe plot stil në plazh. Nëse është apo jo e fejuar, një gjë është e sigurt: Oriola di gjithmonë si ta mbajë vëmendjen mbi vete.