free web tracker “Do iu bëj të mallkoni veten” - Adriatik Lapaj shpërthen pasi siguroi 1 mandat - Shqipet

“Do iu bëj të mallkoni veten” – Adriatik Lapaj shpërthen pasi siguroi 1 mandat

Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, rezulton forcë e tretë politike në vend deri më tani.

57.555 vota të fituara në rang kombëtar, përfshirë edhe votat nga diaspora janë konvertuar në vetëm një mandat për koaliconin e drejtuar nga Adriatik Lapaj, falë edhe ligjit elektoral në fuqi.

Për këtë fakt duket se është revoltuar vetë Lapaj, i cili ka shpërthyer ashpër ndaj kritikëve për mandatin e tij të vetëm.

“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”, shkruan Lapaj në Facebook.

Por nuk dihet nëse Lapaj do e mbajë vetë këtë mandat, apo do ia kalojë Endri Shabanit, pasi gjatë fushatës deklaroi se nëse merrte vetëm një mandat, ai s’do hynte në Kuvend.

Scroll to Top