“Berishizmi ka marrë fund”/ Avokati: Shqiptarët nuk do të kthehen më pas
Avokati Romeo Kara ka komentuar në “ABC News” zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si edhe procesin e numërimit të vota.
Në këto zgjedhje Partia Socialiste ka dominuar me një rezultat të thellë, ndërsa Partia Demokratike shihet se ka një rënie të madhe në të gjithë vendin. Avokati, u shpreh se në një situatë të tillë, sipas tij Berisha duhet të kuptojë se shqiptarët ia kanë dhënë mesazhin. Qëllimi i kreut të PD, sipas avokatit ka qenë vetëm ai personal.
“Shqiptarët po japin një mesazh të qartë, ne duam të votojmë të lirë. Duam drejtësi. Vrulli i madh i partive nuk duhet të na çojnë këtu që kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan. Të drejtat nuk na i kanë dhënë ato. Unë mendoj që duhet të ketë edhe një reflektim…”, tha ai.