“M’kan martu pa dashni, m’kan shitë familja për 16-17 mijë franga” – Gruaja shokon me deklaratën, tash e lumtur me burrë tjetër në Zvicër
Bernë, 15 gusht -Në emisionin N’FREKUENCË në televizionin kombëtar te Kosovës – ATV (një televizion me i shikuar nder shqiptaret ne ballkan dhe diaspore) një grua me prejardhje nga Kosova me emrin « Lume » tani me banim në Zvicër, ka shokuar me deklaratën e saj se si « LUmja » kur kishte vetem 16-vjeçe, ishte shitur nga familjarët e saj. Ajo sot jeton me kater femijet te dashurin e ndare nga ish-burri, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Gruaja tregon se pas 11 vitesh martesë është ndare me të dhe tani jeton e lumtur me fëmijët e saj dhe një burrë tjetër në Zvicër. « Ai ka filluar te ushtoje dhune menjehre ne ditet e para te maretses. Ai ka rrahur nanen dhe babain e vete para syve te mi.. », ka thënë Lumja.
« Tri vjet kam pare gazep ne Zvicer me u ndare me te. Une e jam ndare para 27 viteve. Ai ka ka vdekur qe gjashte vite. Bile i kam ndihmuar sa ishte i semure i kam derguar pare nga Zvicra për barna… » rrefen Lumja duke sthuar se « ish-burrin ti shteti zviceran e ka larguar nga Zvicra permes Interpol-it ne Beograd. Serbet i kane thëne apo don me shku ne lufte, ai ju eshte përgjigjur jo. Por, kur ka shkuar ne Kosovë eshte veshur dhe ju ka bashkuar UCK-së.. », citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch
« Para se me vdek ish-burri im, fëmijet i ka derguar ne Kosovë për ta pare babain e tyre se fundit..Por, ka qene i semure shume dhe femijet me moren ne telefon dhe me thane mami bëja hallall, falaj babit gjithe ato cfare te ka bere, se nuk do te shkoje larg… » thote lumja ne fund për ATV duke ju drejtuar gazetarit « Robi, une me goje ja kam berë hallal, ja kam fale, por per Zotin me zemër nuk di cfare te them, se shume bre me ka munduar, me ka malltretuar e me ka qit ne deprison të thelle mua… ». Me keto fjale kur nisen t’i dridhet zeri Lumes dhe para se t’i pikonin lotet, TV e perfund biseden rrenqethëse me te.