Sondazhi që po bën xhiron e rrjetit: gratë më të bukura në botë dhe pozicioni i shqiptareve
Një sondazh që nisi si një diskutim i thjeshtë në Reddit është kthyer në temë virale. Pyetja ishte e drejtpërdrejtë: “Cilat janë gratë më të bukura në planet?” dhe mijëra përdorues ndanë mendimet e tyre, duke sjellë një listë interesante me renditjen e kombeve që, sipas tyre, përfaqësojnë bukurinë ideale femërore.
Në vend të parë u renditën gratë kolumbiane, të cilat u përshkruan si kombinim perfekt i flokëve të shëndetshëm, syve tërheqës dhe tipareve të buta e femërore. Pas tyre vijnë gratë polake dhe ato greke, të cilat morën vlerësime për strukturën e fytyrës, lëkurën e pastër dhe bukurinë natyrore.
Në dhjetëshen e parë renditen gjithashtu gratë nga Rusia, Republika Çeke, Suedia, Islanda, SHBA, Brazili dhe Japonia – secila prej tyre e vlerësuar për karakteristika unike si sy të kaltër, flokë biondë, apo veçanti kulturore që ndikojnë në mënyrën si perceptohet bukuria.
Ajo që na bie në sy veçanërisht ne shqiptarëve është përfshirja e grave shqiptare në listë, të renditura në vendin e 19-të mes kombeve me femrat më të bukura në botë. Me 197 vota nga përdoruesit e Reddit, shqiptaret janë vlerësuar për bukurinë e tyre natyrale dhe pamjen dalluese.
Lista, e përpiluar nga faqja Insider Monkey, reflekton mendimin e një komuniteti të gjerë online dhe nuk ka karakter shkencor.