free web tracker Kandidati i Sarandës u kap me kokainë, reagon partia e Adriatik Lapaj: Një dozë i gjetën, nuk janë tonelata! - Shqipet

Kandidati i Sarandës u kap me kokainë, reagon partia e Adriatik Lapaj: Një dozë i gjetën, nuk janë tonelata!

Ferdinand Dervishi, gazetar dhe njëherësh kandidat i “Nismës Shqipëria Bëhet” në këto zgjedhje, ka reaguar pas lajmit se kandidati i Sarandës, Ergys Isufi, është kapur me kokainë në xhep nga Policia e këtij qyteti.

Ai replikon me ministrin Taulant Balla, i cili ka shpërndarë lajmin e prangosjes së Isufit dhe ironizon partinë e Adriatik Lapaj.

Ferdinand Dervishi thotë se kandidati i tyre është kapur me një dozë në xhep, jo me tonelatan si ato që kalojnë në Portin e Durrësit.

Megjithatë, gazetari dhe kandidati i “Nismës Shqipëria Bëhet” thotë se ata nuk i besojnë Policisë së Shtetit, për shkak se në 48 orët e fundit janë dy ngjarje që cënojnë kandidatët e tyre.

“Po o profesor i sharjes dhe shpifjes! U kap duke blerë një dozë – thotë zyrtarisht Policia. Nuk u kap duke mbjellë gjithë Shqipërinë me kanabis në 2016 me urdhër nga zyra e km tënd. Nuk ka lidhje as me tonelatat me kokainë që kalojnë prej 3 vitesh pa asnjë humbje ne një nga Portet e Durrësit.

Scroll to Top