free web tracker VIDEO/ Refreni i humbjes: “Ne kurrë nuk do ta pranojmë rezultatin...” - Shqipet

VIDEO/ Refreni i humbjes: “Ne kurrë nuk do ta pranojmë rezultatin…”

“Ne nuk mund ta pranojmë rezultatin e zgjedhjeve… kurrë.” Kjo frazë është përsëritur më shumë se 15 herë gjatë historisë së tranzicionit shqiptar, sa herë që Sali Berisha ka dalë i humbur nga një betejë elektorale. Që prej vitit 1997, ai nuk ka njohur asnjë rezultat zgjedhor që nuk e ka nxjerrë fitues.

Në të vërtetë, Berisha ka humbur shumicën dërrmuese të garave: rreth 13 palë zgjedhje të humbura, të gjitha të shoqëruara nga i njëjti refren: “Ne kurrë nuk do ta pranojmë rezultatin e zgjedhjeve.”

Kështu, që nga 1997 e këtej, historia e Partisë Demokratike nën drejtimin e tij është më shumë histori bojkoti sesa pjesëmarrjeje të ndershme dhe konkurruese.

 

Scroll to Top