KRISJE?! Pse e risolli Sali Berisha historinë e porositjes së vrasjes së Tom Doshit, nga Ilir Meta?

Sali Berisha, në mënyrë të papritur, ka përmendur edhe Ilir Metën këtë të enjte, se është dashur të bëhet pis nga Charles McGonigal. Ai ka risjellë akuzat se Ilir Meta donte të vriste Tom Doshin.

Por Berisha ngatërron kohët, duke thënë se Meta është dashur të bëhet pis me këto akuza, kur ishte president. Ndërkohë që Meta në fakt, u akuzua kur ishte në koalicion me Edi Ramën.

“Nuk ka drejtësi në botë që nuk funksionon nën kontrollin e plotë të politikës, që pranon të heshtë ndaj angazhimit nga Edi Rama të McGonigal, Dorian Duçkës, Agron Nezës në hetimin për të provuar si të vërteta akuzat false të Tom Doshit për të nxjerrë vrasës apo porositës së vrasjes së Tom Doshit, presidentin e Republikës, vetëm e vetëm pse ai nuk i bindej diktatit të Edi Ramës.

Një heshtje të tillë mund ta mbajnë vetëm ata që janë skllevër që zbatojnë verbërisht urdhrat e Edi Ramës.

Nuk ka drejtësi në botë që mund të refuzojë të hapë dosjen dhe të ndjekë penalisht Ramën, McGonigal, Duçkën, Nezën, Gjiknurin, të cilët në një akt korruptiv, i hoqën licencën një kompanie ruse, për t’ia dhënë atë një tjetër kompanie ruse, duke gjobitur me aktin e tyre antiligjor, qindra milionë euro në arbitrazh shtetin shqiptar”, tha Berisha.

Ajo që nuk kuptohet, është përse Berisha e përfshiu dhe Ilir Metën në këtë histori dhe përse ngatërroi kohët e historisë së Ilir Metës me Tom Doshin.

Aq më tepër që vetë Berisha e ka akuzuar Metën për këtë histori, ndërsa tani thotë se është sajesë e McGonigal.

Scroll to Top