free web tracker Sondazhi i kompanisë amerikane te Trump: Zgjedhjet i fiton PS me 13 % diferencë kundrejt PD - Shqipet

Sondazhi i kompanisë amerikane te Trump: Zgjedhjet i fiton PS me 13 % diferencë kundrejt PD

“Top Story” ka publikuar sondazhin e dytë, i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”. Në pyetjen për perceptimin publik, kryeministri Edi Rama përlqyeshmërinë e ka 51.8%, ndërsa papëlqyeshmërinë 45.9%.

Pyetja e pestë: Perceptimi publik për Edi Ramën?

  • Pëlqehet: 51.8%
  • Pëlqehet shumë: 31.3%
  • Pëlqehet disi: 20.5%
  • Nuk pëlqehet: 45.9%
  • Nuk pëlqehet shumë: 12.8%
  • Aspak i pëlqyer: 33.1%
  • Pa mendim: 1.8%
  • I panjohur për mua: 0.3%
  • Refuzoi të përgjigjet: 0.1%

Ndërsa tek lideri i opozitës shihet një rënie të pëlqyeshmërisë në anketimin e radhës. Sipas sondazhit, Berisha pëlqehet nga 37.5% dhe nuk pëlqehet – 60%.

Pyetja e gjashtë: Perceptimi publik për Sali Berishën?

  • Pëlqehet – 37.5%
  • Pëlqehet shumë – 23.2%
  • Pëlqehet disi – 14.3%
  • Nuk pëlqehet – 60%
  • Nuk pëlqehet shumë 18.3%
  • Aspak i pëlqyer – 41.7%
  • Pa mendim – 2.2%
  • I panjohur për mua – 0.3%
  • Refuzoi të përgjigjet – 0%

Sondazhi i Top Channel në bashkëpunim me John McLaughlin është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.

Scroll to Top