free web tracker “Në rrugën e Allahut…”, ja çka shkruante i arrestuari tjetër në lidhje me vrasjen e rreshterit Lika - Shqipet

“Në rrugën e Allahut…”, ja çka shkruante i arrestuari tjetër në lidhje me vrasjen e rreshterit Lika

Sot është zhvilluar sërish një aksion në Kaçanik, nga Policia e Kosovës, që lidhet me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika. Gazeta Insajderi nga burime të veta ka mësuar se të arrestuarit janë Fatjon Tusha, Ridvan Axhami, Elmedin Raka dhe Labinot Murati.

Insajderi ka siguruar edhe foton e njërit prej të arrestuarve, Ridvan Axhamit.

“”Ne rrugën e Allahut nuk ka vend per frikacakët e vërtete. Kjo Fe ishte një Fe që vetëm burrat mund ta mbajnë”, kishte shkruar Axhami para një viti, përkrah një foto të veten që kishte publikuar.

Ata po dyshohen për përfshirje në vepra penale që lidhen me terrorizëm.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarve po zhvillohen hetime për vepra si: “Rekrutim për qëllime terroriste”, “Pjesëmarrje në grupe terroriste”, si dhe “Vrasje e rëndë” në lidhje me vrasjen e rreshterit Lika.

Ky operacion në Kaçanik nuk është duke e bërë Prokuroria Themelore në Ferizaj, por Prokuroria Speciale.

Në terren, nën udhëheqjen e një prokurori special janë edhe pjesëtarë të njësitit të anti-terrorizmit të Policisë së Kosovës.

Scroll to Top