“Më takon ti mua apo të turret partia?” – Rama tregon bisedën me demokratin e famshëm: Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit’
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së demokratit të njohur Ilir Vrenozi, ku ky i fundit ka pretenduar se është ftuar për një kafe nga kryesocialisti.
Rama tregoi përmes rubrikës “Sy m’Sy” bisedën me Vrenozin, ku iu drejtua duke thënë “Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit’”.
“Vrenoz ja ku më ke, ti më tënden je në rregull. Me nja dyu lëvizje nga e vërteta. Unë kisha dëshmitar. Halli i madh është me çyrykët e tu Vrenoz. ‘Donte ta blinte Rama’, thanë.
Unë nuk e dija që Nikua fliste me ty dhe që ishit miq, këtë e mora vesh dje. Po pinim kafe dje në Pogradec, më tregon videon e një Fidel, dhe pashë në ekran që e pëlqeje dhe ti këtë tipin. Më tregon Nokua dhe i thashë ‘flet ti me Vrenozin’, ‘flas’ më tha.”, u shpreh Rama.
Më tej kreu i qeverisë shtoi “Unë të thashë ‘ore më takon ti mua, apo ke hall se të turret partia?” dhe the “unë jam i djathtë, por jam anëtar partie’.
E vërtetë është se ishe i emocionuar, në siklet domethënë. Të thashë që kafe pa kamera pi ti me mua? Ti m the ‘derën e kryemjeshtrit nuk ia mbyll dot kryeministrit, por nuk e kam në gjendje të mirë”.