Fuad Pasha mbreti i parë i Egjiptit me prejardhje shqiptare
Daim Ilazi/ Fuad Pasha ishte një figurë markante (Fuad I, 1868-1936)), mbreti i nëntë i Egjiptit nga dinastia shqiptare e Mehmet Aliut dhe mbreti i parë pas Pavarësisë së Egjiptit nga Britania e Madhe (1922-1936).
Fuadi I, ishte djali i vogël i Ismail Pashës. Ai mbretëroi në Egjipt nga viti 1917-1936. Fliste shqip, frëngjisht dhe anglisht. Fuad Pasha ishte Sulltan dhe më vonë Mbret i Egjiptit dhe Sudanit. Sundimtari i nëntë i Egjiptit dhe Sudanit nga dinastia Muhamed Ali u bë Sulltan në 1917, duke pasuar vëllain e tij të madh Husein Kamel. Ai zëvendësoi titullin Sulltan me Mbret kur Mbretëria e Bashkuar shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Egjiptit në 1922.
Fuadi lindi në Pallatin Giza në Kajro, fëmi i pestë i Isma’il Pashës.Fëmijërinë e kaloi me të atin i mërguar në Napoli. Ai mori arsimin e tij në akademinë ushtarake në Torino, Itali. Nëna e tij ishte Ferial Qadin.
Para se të bëhej sulltan, Fuadi kishte luajtur një rol të madh në themelimin e Universitetit Egjiptian (tani i quajtur Universiteti i Kajros). Ai u bë rektori i parë i universitetit në vitin 1908 dhe qëndroi në këtë post deri në dorëheqjen e tij në 1913. Fuadi bëri përpjekje të pasuksesshme për të siguruar fronin e Shqipërisë, e cila kishte marrë pavarësinë nga Perandoria Osmane një vit më parë 1912. Në atë kohë, Egjipti dhe Sudani udhëhiqej nga nipi i tij, Abbas II, dhe gjasat që Fuadi të bëhej monark në vendin e tij dukej e largët. Kjo dhe fakti që dinastia Muhamed Ali ishte me prejardhje shqiptare, e nxiti Fuadin të kërkonte fronin shqiptar. Fuad Pasha pas divorcit me gruan e parë, princeshën Shouikar Khanum Effendi (1876-1947) me të cilën pati dy fëmijë: Ismaïl Fouad (1896-1896), Faoukia (1897-1974), u martua me Nazli Sabri (1894-1978) me origjinë egjiptiane, turke dhe franceze. Nazlia ishte edukuar në Paris dhe fliste rrjedhshëm frëngjishten njëlloj si Fuati, duke bërë kështu që familja e tyre të ishte një familje frankofone. Nga kjo martesë erdhën në jetë pesë fëmijë: Farouk (1920-1965), Faouzia (1921-2013), Faïza (1923-1994), Faïka (1926-1983) dhe Fathia (1930-1976). Pas vdekjes së tij, u ngjit në fron djali i tij, Faruk (1920 –1965), mbreti i dhjetë dhe i fundit nga Dinastia shqiptare e Mehmet Aliut me origjinë nga Korça.
Faruku mbretëroi në Egjipt nga 28 prilli i vitit 1936 deri më 26 korrik 1952 kur u rrëzua nga froni me një puç ushtarak nga Lëvizja revolucionare nacionaliste e udhëhequr nga ushtarakët e grupit të “Oficerëve të Lirë”, Gjeneralët: Gamal Abdel Nasser dhe Muhammad Naguib që i dha fund përgjithmonë monarkisë egjiptiane dhe dinastisë 148 vjeçare shqiptare të Mehmet Aliut. Pas Revolucionit, Mbreti Faruk dhe Monarkia në Egjipt rrëzohen përgjithmonë dhe vendi u kthye në Republikë Presidenciale. Në vjeshtën e vitit 1952, jahti mbretëror “Mahroussa” me Farukun dhe familjen e tij brenda, la portin e Aleksandrisë duke u zhdukur përgjithmonë një nga dinastitë mbretërore më të famshme në Lindjen e Mesme, e njohur botërisht për origjinën e saj shqiptare.
Faruk u detyrua të heqë dorë nga pushteti dhe shkoi në mërgim, në Monako të Italisë, ku jetoi pjesën tjetër të jetës së tij. Faruk njihet nga shqiptarët si nikoqir i Mbretit Zog në emigrim pas pushtimit italian të Shqipërisë. Vajza e Fuadit I dhe motra e Farukut, Princeshë Fevzia- Faëzia (1921-2013) ishte vajza më e bukur e Egjiptit dhe e botës. Për 10 vite me radhë ajo ka qenë Mbretëresha e Iranit në shekullin e XX, duke qënë bashkëshorte e Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, por më pas u divorcua. Fevzia kishte prejardhje shqiptare, franceze dhe egjiptiane. Është cilësuar nga mediat prestigjioze ndërkombëtare si princesha më e bukur në botë në mesin e shekullit XX. Është shpallur si “Miss Bota e pakurorëzuar. Nga të gjithë gratë e bukura të botës në shekullin XX, si Ava Gardner, Grace Kelly, Elizabeth Taylor, Greta Gabro, etj. thuhej se, Fevzia ka qenë më e bukura. Është përshkruar nga mediat si një “bukuri shokuese”, “Shkatërruese zemrash”, “Princesha me e bukur e botës”, “Grua që të rrëzon me një shikim” etj. U shpall nga Hollivudi si “Gruaja më e bukur në botë e të gjitha kohërave”, duke lënë pas divat seks-simbol si Elisabeth Taylor, Marilyn Monroe, Ava Gardner, Grace Kelly, Greta Garbo etj. Në atë kohë në Hollivud flitej për të sikur të qe Ylli i Hollivudit. Fatkeqësisht, ajo pati një jetë jo të lumtur. U nda nga bashkëshorti dhe nga vajza e parë dhe një pjesë të madhe të jetës e kaloi në mërgim si refugjate në Europë.. Gruaja e mbretit Fuad pas vdekjes së tij jetoi e ve. Ajo nuk kishte marrëdhënie të mira me djalin e saj mbretin Faruk.
Pas vdekjes së Fuadit, ajo u largua nga Egjipti dhe shkoi në Shtetet e Bashkuara. Ajo u konvertua në katolicizëm në vitin 1950 dhe ndryshoi emrin e saj në Mary Elizabeth. Asaj iu hoq të drejtat dhe titujt në Egjipt. Dikur cilësohej si gruaja më e pasur dhe më elegante në botë. Ajo mori pjesë në funeralin e djalit saj Mbretit Farukut i cili vdiq i ri në vitin 1965 në Romë në moshën 45 vjeçare .