Rama ndan videon e QSUT në 2013, ironizon premtimet e Berishës: Gjykojeni vetë…
Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me ironitë e tij ndaj Sali Berishës.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga Qendra Spitalore Universitare Tiranë dhe kushtet tmerrësisht të këqija në vitin 2013 nga qeverisja e demokratëve.
Pamjet Rama i shoqërohen me fjalët e Berishës i cili premton dyfishim të buxhetit të shëndetësisë dhe rritje rrogash për bluzat e bardha. “Absolutisht! Flet vetë, gjykoni vetë”, shkruan Rama krahas videos.
“Me pasoja shumë të rënda, qindra mijëra jetë njërzish në kujdesin shëndëtësor. E vërteta është se braktisën njëra-tjetrën Shqipërinë. Ky spital në vend të ishte një institucion shprese, në këtë spital për tre vite janë lënë jashtë funksioini apartura jetike. Për fat të keq, kjo gjendje është edhe në spitale të tjera publike. Është krijuar një marrëdhenie çnjerëzore, në dëm të sëmurve. Ligjet janë miratuar në përputhje me interesa mafioze.
Partia demokratike konsoideron emergjencë programin për kujdesin shëndetësor të shqiptarëve. Në këtë kontekst në aktin e parë do të dyfishojë buxhetin për shëndetësin. Rikonstruskioni dhe ndërtimi i spitaleve të reja do të jenë objektiva imediate e PD.
Sistemi shëndetësor që ka pësuar hemorragjinë më të madhenuk do mund të qëndroje pa dyfishuar rroghat e mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri”, dëgjohet të thotë Berisha.