BUKURI MË VETE! Inaugurohet Memoriali i At Gjergj Fishtës
Memoriali i Fishtës, është kjo godina e re kulturore që i shtohet vendlindjes së poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, në Lezhë.
Është pjesë e planit ambicioz “Gjurmë Fishtane”, me 12 pika peligrinazhi, të cilat të gjitha do të rrëfejnë për kontributin, ndikimin dhe historinë dhe jetën e eurditit shqiptar.
Në inagurimin e këtij institucioni të ri kulturor, nuk mungoi kryeministri Edi Rama, i cili u prit nga banorët lezhianë, me të cilët nuk kurseu batutat për rivalët e tij politik.
Përfshirjen në garën elektoriale, nuk e kurse as më botuesin e Gjergj Fishtës, Frano Kullit, me pyetjen “Për kë do të votonte Gjergj Fishta”?