free web tracker Nuk ka ndodhur më parë! Qindra njerëz bashkohen në protestën më të madhe kundër Hamasit në Gaza - Shqipet

Nuk ka ndodhur më parë! Qindra njerëz bashkohen në protestën më të madhe kundër Hamasit në Gaza

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në protestën më të madhe kundër Hamasit në Gaza që nga fillimi i luftës me Izraelin, duke vërshuar rrugët dhe duke kërkuar që grupi të largohet.

Militantët e maskuar të Hamasit, disa të armatosur, kanë ndërhyrë dhe e kanë shpërndarë me forcë turmën.

Protestuesit dolën rrugëve me brohoritjet “jashtë Hamasi”.

Mbështetësit e Hamasit ndërkohë e mbrojtën grupin duke i akuzuar pjesëmarrësit në protestë si tradhtarë, raportoi BBC.

Izraeli ka rikthyer sulmet e ashpra në Gaza pas gati dy muajsh armëpushimi, pasi e ka fajësuar Hamasin se ka refuzuar propozimin e SHBA-së për zgjatjen e marrëveshjes. Hamasi e ka akuzuar Izraelin se e ka braktisur marrëveshjen origjinale në janar.

Qindra palestinezë janë vrarë dhe mijëra janë zhvendosur që kur Izraeli rinisi bombardimet më 18 mars.

Scroll to Top