Padia e re ndaj Berishës, flet djali i Elez Haklajt: Pse shteti dhe drejtësia nuk kanë luajtur as gishtin e vogël për vrasjet në fisin tonë?
A do t’i zbardhë SPAK vrasjet e shumta në fisin Haklaj dhe a ka pasur rol Berisha?
Familja Haklja kërkon drejtësi për djemtë e tyre të vrarë. Duke qenë se SPAK ka disa vite që fle mbi një padi të bërë prej tyre ndaj Sali Berishës, ata kanë bërë një padi të re.
Kallëzimi i bëra nga Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj, paraqet një sërë provash, dokumentesh dhe materialesh filmike që sipas palës kallëzuese vërtetojnë përgjegjësinë ligjore të të akuzuarve. Ato lidhen me vrasjen e tre shtetasve të së njëjtës familje: Sokol Haklaj, Elez Haklaj dhe Cen Haklaj.
Ndërkohë sot në një emision ka folur djali i Elez Haklajt, një prej vëllezërve të Fatmir Haklajt, që është vrarë gjatë një prite në një ngjarje pa autor. Ai ka dërguar një mesazh për Report Tv. Mesazhi i tij përmban faktin e kallëzimit të dytë për Berishën në SPAK dhe sipas tyre shteti nuk po lëviz gishtin më të vogël.
Nga ana tjetër familja Haklaj shprehet se ata janë gjithë ‘sy e vesh të dëgjojnë drejtësinë të shprehet për këtë kallëzim.
“Krejt ka kam shkruar është e vërtetë. Edhe këtu, ku jam unë e kanë nj proverb, që thotë. ‘E vërteta nuk asht mir me e thënë disa herë’., por çka t’kemi shkruar konsideroje siç e thonë, një diamant brut, kurse ju jeni argjendari që punonin, por në fund të fundit mbetet diamant. Ne kemi shkruar ngjarjet puro…Kurse për ata të vdekurit, apo të vrarë, kemi shkruar kohën, pak a shumë, sipas informacioneve që i kanë ardhur babait, dhe janë të vërteta. Pse shteti dhe drejtësia nuk kanë luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje, ne kemi veshët dhe gojën për ti dëgjuar dhe folur”, shprehet ai.
Të kallëzuarit në SPAK nga Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj janë: Sali Berisha, Sokol Mulosmani, Miftar Lumneshi, Rasim Lumneshi, Besim Hajdarmata, Zef Lleshi, Agim Vuka, Fufi (Mamuras), Haki Halil Hoxha, Sokol Zmaji Hoxha, Elez Imer Kuliçi, Riza Banush Metalija dhe Hamdi Shaqir Çelaku. Familjarët e viktimave Sokol Haklaj, Elez Haklaj dhe Cen Haklaj akuzojnë drejtpërdrejtë Sali Berishën si krijuesin e organizatës kriminale që ka bërë ekzekutimin e 3 pjestarve të familjes së tyre për hakmarrje.