free web tracker Distria Krasniqi mposht për 25 sekonda kundërshtaren serbe dhe kalon në gjysmëfinale të Linz Grand Prix - Shqipet

Distria Krasniqi mposht për 25 sekonda kundërshtaren serbe dhe kalon në gjysmëfinale të Linz Grand Prix

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria e ka nisur në mënyrë të përkryer garën për medalje në Linz Grand Prix, duke fituar në raundin e dytë, por edhe në çerekfinale.

Pasi mposhti me ippon në raundin e dytë amerikanen, Jenna Schurr, njësoj veproj edhe me kundërshtaren e radhës.

Pas radhe, ‘viktimë’ e Distrias ishte serbja Nikolina Nisavic, e cila gjithashtu u mposht me ippon për vetëm 25 sekonda.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane do të ndeshet me Reka Pupp të Hungarisë.

Scroll to Top