“Po kjo kush dreqin është” – Polemika pas shfaqjes së “papërshtatshme” të gazetares së sportit
Eleonora Incardona është kthyer në personazhin e momentit në Itali, duke tërhequr dhe vëmendjen e mediave botërore. Kjo, pasi u shfaq në stadiumin e Juventusit në ndeshjen kundër Interit, duke marrë në intervistë për DAZN, disa nga protagonistët dhe analistët sportivë.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen, nuk ishin pyetjet e saj, por veshja, që nga shumë shikues u konsiderua si e papërshtahme.
“Po kjo kush dreqin është”; “Si mund të shkohet në punë kështu”; “Jemi në stadium, apo në striptizëm” – ishin disa nga komentet në rrjet.
Incardona bëri paraqitjen e parë të rëndësishme pikërisht në ndeshjen Juventus-Inter dhe natyrisht që ia arriti të tërheqë vëmendjen.