free web tracker Lajm i bukur! Restaurohet Banesa e Angonatëve në Gjirokastër, nuse përsëri/ Shikoni pamjet - Shqipet

Lajm i bukur! Restaurohet Banesa e Angonatëve në Gjirokastër, nuse përsëri/ Shikoni pamjet

“Banesa e Angonatëve, një nga banesat më karakteristike të qytetit Gjirokastrës dhe Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, pasqyron mjeshtërinë e ndërtimit me gur dhe ndikimet arkitekturore të fundit të shekullit të XIX-të.

Në kuadër të projektit të restaurimit dhe konsolidimit të Banesës së Angonatëve, do kryhen ndërhyrje të cilat synojnë: Sigurimin e qëndrueshmërisë së objektit;

Ruajtja dhe restaurimi i elementëve tradicionale, për të mos lejuar rrënimin e mëtejshëm, si dhe për të ruajtur elementët e trashëgimisë kulturore që ajo mbart. – kështu shkruan në rrjetet sociale ministri për kulturën Blendi Gonxhja.

Qyteti i Princeshës Argjiro të përjetësuar po nga një bir tjetër i këtij qyteti, Ismail Kadare, meriton restaurimin dhe kthimin në lavdinë e dikurshme.

Scroll to Top