SUPER TALENTI shqiptarë/ Herakliti AI: Mësuesi digjital që po ndihmon studentët të mësojnë më shpejt dhe më lehtë
Në një kohë kur teknologjia po ndryshon çdo aspekt të jetës sonë, një platformë e re ka dalë në skenë për të ndihmuar studentët të përmirësojnë mënyrën e të mësuarit. Herakliti AI është një aplikacion që shërben si mësues digjital, i krijuar me synimin për t’i ndihmuar studentët të mësojnë më shpejt dhe më me efikasitet, përmes inteligjencës artificiale.
Platforma e ndërtuar nga 18-vjeçari Henri Xhakolli është trajnuar me tekstet me të cilat studentët mësojnë dhe ofron mundësinë që ata të zgjedhin kapitullin ku duan të përqendrohen. Ndërsa platforma sugjeron ushtrimet përkatëse për t’i ndihmuar të kuptojnë më mirë materialin dhe të përgatiten për provime.
Një tjetër element i veçantë i Herakliti AI është chatbot-i, i cili është i lidhur me platforma të fuqishme të inteligjencës artificiale, si OpenAI, Gemini dhe Claude, për të ofruar një saktësi sa më të madhe në përgjigje.