Paralajmërim nga Marin Mema: Kam qenë e do të jem ushtar i vendit tim, i Kombit tim, ushtar i të gjithë shqiptarëve të ndershëm e të mirë!
Kam qenë e do të jem ushtar i vendit tim, i Kombit tim, ushtar i të gjithë shqiptarëve të ndershëm e të mirë!
Kush mendon se vendi ndryshohet duke rrahur gjoksin e duke ngritur “Unin” e tij, gabon. “Uni” në raste të tilla, në raport me Shqipërinë, trojet shqiptare, Kombin, është i parëndësishëm! Askush nuk mund të jetë më i rëndësishëm se vendi! E ardhmja e një vendi ndërtohet duke qenë bashkë “NE” e jo me “Unin”. Ne bashkë jemi më të fortë! ????????❤️
Ky vend ka pafund njerëz të mirë që kanë punuar e punojnë çdo ditë me ndershmëri, sakrifica, me vullnet, me vuajtje e mërzitje! Këta njerëz janë pasuria e vërtetë! Janë ata të cilëve do t’u përulem çdo ditë, do ti dua e respektoj sa të kem frymë! NE jemi më të fortë sa kohë bëhemi bashkë! ❤️