Grenell i përgjigjet përsëri Kurtit për relacionet Kosovë – SHBA: Kurrë s’kanë qenë më poshtë
Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell i ka reaguar deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Ky i fundit dje tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës janë më të forta se kurrë më parë. Grenell postoi në X deklaratën e Kurtit me një fotografi ngjitur.
Grenell e ka quajtur deklaren e Kurtit iluziore teksa shton se me të në krye të Qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë s’kanë qenë më poshtë e të dobëta.
“Iluzore. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken etj”, ka shkruar Grenell.
Delusional.
Relations have never been lower. Albin Kurti has been condemned by the first Trump Administration, the Biden Administration, NATO, the EU, the U.S. Embassy, Anthony Blinken, etc. https://t.co/jiqMrrk18d
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 7, 2025