free web tracker Frymëzohej nga picaso dhe iu kundërvu regjimit! Historia e burgosjes së Maks Velos! - Shqipet

Frymëzohej nga picaso dhe iu kundërvu regjimit! Historia e burgosjes së Maks Velos!

Vitet ’78- ’79 ishin më të vështirët të jetës së tij, pasi u arrestua dhe u dënua me 10 vite burg. Vuajti dënimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë

Viti 2025 do të shpallet “Viti Maks Velo”, në nder të piktorit, arkitektit, studiuesit dhe shkrimtarit të mirënjohur. Ceremonia zyrtare për shpalljen e “Vitit Maks Velo” do të organizohet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, Autoritetin për Informim për Dokumentet e ishSigurimit të Shtetit dhe Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. Këto institucione do të organizojnë ditën e sotme një aktivitet përkujtimor në nder të figurës së intelektualit Maks Velo.

Velo lindi në Paris në 1935-ën. Studioi në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Institutit Politeknik. Më pas u specializua për arkitekturë.

Vitet ’78- ’79 ishin më të vështirët të jetës së tij, pasi u arrestua dhe u dënua me 10 vite burg. Vuajti dënimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Velo është autor i një sërë botimesh si “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, “Jeta ime në figura”, “Klubi Karavasta” “Përkthyesi”, “Jetë paralele” etj.

JETA
Vendi i origjinës së prindërve të Maks Velos ishte Dardha. I ati, Sotiri, ishte shkolluar në Francë ndërsa në vitin 1937 u kthye në Tiranë dhe ushtroi profesionin e mjekut okulist, po ashtu edhe i vëllai ishte mjek kirurg, i emëruar në Vlorë. “Kjo familje ka qenë e privilegjuar në regjimet e shkuara gjatë okupacionit kanë mbajtur qëndrim indiferent, nuk janë aktivizuar në jetën politike”, shkruhet në një prej dokumenteve në dosje. Pasi mbaron gjimnazin, Maks Velo vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg. Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura “ etj. Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar. U nda nga jeta në Tiranë në 7 maj 2020.

Por Maks Velo ishte “armiku i brendshëm”, ai që e donte Pablo Picasson, të cilin nuk e donin komunistët e Tiranës, madje e konsideronin kriminel të artit. Velo trajtohej si armik, sepse ishte kreativ. Ishte gruaja e tij, prej së cilës u nda, që e denoncoi te Sigurimi. Kishte gjetur ca fotografi të Maksit të vogël, në fund të viteve 1930-të. Maksi, si shumë fëmijë të tjerë të Korçës, i veshur solemnisht për të pritur hyrjen e ushtarëve italianë.

HISTORIA
Historia e jetës së arkitektit Maks Velo është e dhimbshme. I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial. Dosja e Maks Velos është dosja e një artisti, dënimet ndaj të cilëve ishin të rralla në të gjithë kampin socialist, por mbase më të dendurat në vendin më të izoluar dhe fortesën e fundit të komunizmit në të gjithë Lindjen. Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e ish-Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10- vjeçar.

Por thikat pas shpine ndaj Maks Velos do të ishin edhe më të thella se kaq. Vjehrra e tij, një austriake bashkëpunëtore e ish-Sigurimit të Shtetit. Ai u dënua për shkak të artit dhe mendimeve të tij, për shkak se përfaqësonte diçka që ishte vetvetiu në kundërshtim me versionin shqiptar të komunizmit. Dosja, ka një numër të madh dokumentesh sekrete dhe jo sekrete -aktakuza, ekspertiza, procesverbale të marrjeve në pyetje nga hetues dhe vendime të gjykatës. Maksi e dispononte pjesën më të madhe qysh nga koha e hetuesisë dhe i pati me vete gjatë gjithë kohës së burgut – kalvar, i cili nisi më 14 tetor të vitit 1978.

Materialet e arkivit të Sigurimit nuk i kishte e as nuk ishte në dijeni, derisa aplikoi pranë Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit për ta marrë të plotë dosjen e tij. Maksi do të mësonte gjëra që nuk i kishte ditur më parë për dramën e jetës së tij. Për të vjehrrën, austriakja Gertrudë Buheckes që ishte një nga ato gra të huaja, të cilat u martuan me burra shqiptarë dhe mbetën brenda kufijve gjatë regjimit komunist, Maks Velo ishte borgjez. Po ashtu do e cilësonin edhe dhjetëra bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe denoncues të Velos.

DENONCIMI
Maks Velo e dispononte pjesën më të madhe qysh nga koha e hetuesisë dhe i pati me vete gjatë gjithë kohës së burgut – kalvar, i cili nisi më 14 tetor të vitit 1978. Materialet e arkivit të Sigurimit nuk i kishte e as nuk ishte në dijeni, derisa aplikoi pranë Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit për ta marrë të plotë dosjen e tij. Maksi do të mësonte gjëra që nuk i kishte ditur më parë për dramën e jetës së tij. Për të vjehrrën, austriakja Gertrudë Buheckes, që ishte një nga ato gra të huaja, të cilat u martuan me burra shqiptarë dhe mbetën brenda kufijve gjatë regjimit komunist, Maks Velo ishte borgjez. Po ashtu, do ta cilësonin edhe dhjetëra bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe denoncues të Velos.

Në denoncimin e vjehrrës në Sigurimin e Shtetit shkruhej: “Sot në datën 4.7. 75 pata një bisedë në prezencë të punonjësit operativ Gëzim Bejko, me qytetaren Gertrudë Buheckës që banon në rrugën “Bajram Curri” 36/4. Ap.10. Kjo është e vjehrra e Maks Velos që ndiqet nga ana jonë nën p. Paraprak për Agjitacion propagandë. Gertrudë u ankua për dhëndrin e saj si dhe për të bijën, se ata e trajtojnë shumë keq, bile edhe e rrahin.

Gertrudë është me kombësi austriake. Ajo duke qarë fliste me një urrejtje të thellë për Maksin dhe familjen e tij. Për Maksin ajo thotë se është një njeri hipokrit, egoist, për familjen e tij, ajo është familje aristokrate. Më ka qëlluar, tha ajo, në ndonjë rast kur kam shkuar në shtëpinë e tyre dhe kam dëgjuar fjalë e të ëmës së Maksit, e cila më thoshte se Maksi im është rritur me çokollata, se ai ka lindur në Paris etj. Vajza ime, vazhdon më poshtë Gertrudë, qysh se është martuar me time bijë, Maksi nuk ka sjellë asnjë lek në shtëpi, bile dhe tani që ka lindur djalë.

“Ai është një tip psikopati dhe shumë i ulët në karakter. Tani ka dy ose tre muaj që sjellë vajzën në shtëpi me gjithë djalin, dhe nuk interesohet fare për ta. Do që ta ndajë time bijë, por nuk do që ta padisi në gjyq. Me një fjalë, Maksi është një tip borgjezi që unë nuk gjej fjalë ta u shpjegoj karakterin e tij. Tani ai më quan mua spiune se kam dorëzuar dy librat e tij, në degën e brendshme, që kanë përmbajtje jo të mira. Unë në të vërtetë kam shpënë dy libra në lidhjen e shkrimtarëve, që më janë dukur jo të mirë dhe jo në degën e brendshme. Nuk di kush mund t’i ketë thënë Maksit për këto. Bile edhe ime bijë po më thotë që po që se do i ndodhe gjë Maksit , dije se kam për të zhdukur ti. Ime bijë bile më ka goditur mua, ajo është bërë si e lojtur mendsh. Në këtë gjendje atë e solli Maks Velo. Vajza ka rënë në një pesimizëm kaq të madh sa më ha meraku se mos ajo për shkak të Maksit mos kalon në vetëvrasje. Dua që ta bind që ajo të shtrohet në spital, por ajo nuk më bindet mua. I them që ta ndjek Maksin, por ajo përsëri nuk pranon”.

DËNIMI
Në vitin 1978 dënohet, sepse vepra e tij “inspirohej nga Modigliani, Braque dhe Picasso, duke iu kundërvënë metodës së realizmit socialist”. 249 vepra arti i digjen, një akt i paprecedentë as në sistemet më të egra. Asokohe ishte 43- vjeç dhe shqetësimi më i madh mbetej familja, që s’do lihej e përjashtuar nga mënjanimi i jetës sociale, përndjekjet, sulmet e goditjet e njëpasnjëshme.

“U zura dy herë në Spaç, njëherë me një shokun e krevatit dhe njëherë me një shok nga Kukësi, që donte të më vriste. Agjentët erdhën që të më rekrutojnë disa herë kur isha në burg. Unë nuk pranova. Pranova të shkoj punëtor për tërë jetën, por mos të bëhem bashkëpunëtor i Sigurimit. Unë insistoj që të shpreh idetë e mia, por është jashtë karakterit tim s’kam dal, që t’i bëja keq dikujt”, kujtonte Maks Velo në një intervistë televizive. 10 vite në burg për idetë, për artin, 10 vite të gjata meditimi për fatin e familjes, dhe të veprave që s’do ktheheshin më pas.

“Kjo është ajo që mua më rëndon më shumë, pasi as vrava, as spiunova, as përdhunova njeri. Vetëm se kam vizatuar edhe kjo ishte një gjë normale. Por mënyra se si u hakmorën ndaj familjes ishte e tmerrshme. Kjo më rëndon akoma, sepse ata vuajtën të gjithë. Meraku im në Spaç nuk ishte që unë po vuaja, por se si vuanin babai, motrat, vëllai dhe nëna. Kam një motër, Rozën, që ka frikë akoma. Nuk del nga shtëpia. Nuk do të shikojë askënd. Na bënte mbledhje lagjja sikur të ishim çifutë, pa pasur asnjë arsye. Motra tjetër, Diana atë ditë që unë u arrestova shkoi në psikiatri. Nuk janë gjëra të vogla. Ishte tmerr, sepse e gjithë familja u shpall armik edhe ato të dyja mbetën prej meje pa martuar. Është shumë e rëndë dhe shumë e trishtuar historia e martesës sime, edhe e fëmijës. Unë që 1 vjeç nuk e kam takuar asnjëherë”, ka rrëfyer Maks Velo.

Ai u lirua nga burgu në vitin 1986, por dhimbja e atyre viteve do ta ndiqte edhe në postdiktaturë, egërsinë e atij sistemi do ta shkarkonte në piktura, dhe vëllime me tregime si “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, i veprës autobiografike “Kohë antishenjë”, i shënimeve për arkitekturën “Paralele për arkitekturën”, i albumit “Jeta ime në figura”, “Grafika të realizmit socialist” etj. (konica.al)

Scroll to Top