Ja çfarë mbanin çantat që i’u dhanë pengjeve izraelite grupi terrorist
Grupi terrorist i Hamasit i‘u ka dhënë “çanta dhuratash” tre vajzave izraelite që liroi ditën e parë të armëpushimit.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, çantat kishin brenda foto të tyre gjatë kohës që mbaheshin peng nga grupi terrorist dhe një “certifikatë” për lirimin e tyre.
Një video e publikuar nga IDF tregon pengjet Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher duke mbajtur çantat e ‘dhuratave’ kur ato iu dorëzuan trupave.
Kujtojmë se këto janë 3 pengjet e para nga 33 që do të lirohen gjatë fazës së parë të armëpushimit.
This is what we’ve been fighting for, for over 471 days. Welcome home Emily, Doron and Romi pic.twitter.com/VIXyaP1ntY
— Israel Defense Forces (@IDF) January 19, 2025