free web tracker KRENARI/ 14-vjeçari që zbuloi defektin e Samsung: Një rrëfim frymëzues rreth pasionit dhe përgjegjshmërisë për teknologjinë në 'Apostrof' - Shqipet

KRENARI/ 14-vjeçari që zbuloi defektin e Samsung: Një rrëfim frymëzues rreth pasionit dhe përgjegjshmërisë për teknologjinë në ‘Apostrof’

Gazeta TemA do të sjellë çdo të dielë një podcast të përjavshëm social-kulturor. “Apostrof” do të shërbejë si një platformë për diskutime sociale, kulturore dhe teknologjike.

Episodi i parë i podcastit që do të publikohet sot, në orën 17:00, në kanalin zyrtar në YouTube të gazetës TemA, sjell një të ftuar të veçantë: Andrea Toska, është 14-vjeçari shqiptar i cili së fundi mori vëmendjen e të gjithëve, pasi zbuloi një defekt në softuerin e telefonave Samsung, një arritje që u njoh dhe u vlerësua nga vetë kompania.

Gjatë bisedës, Andrea ndan historinë e tij të veçantë se si nisi pasioni për teknologjinë, procesin që ndoqi për të zbuluar dhe raportuar problemin, dhe ndikimin që ky sukses ka pasur në motivimin e tij për të vazhduar eksperimentet në fushën e sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale.

Mos e humbisni këtë episod të parë të “Apostrof”. Bashkohuni sot, në orën 17:00, në kanalin e YouTube të gazetës TemA, për të ndjekur këtë bisedë unike!

Scroll to Top