Tradhtia e Hamza Kastriotit, të birit të Stanishës, vëllait të Gjergjit, e dokumentuar nga kancelaritë perëndimore!

Të dhënat e para dalin prej një mesazhi të Peshkopit të Teramos, i cili përshkruan inkursionin e turqve në Arbëri, rrënimin e vendit, masakrat dhe marrjen e 30.000 skllevërve. Në të bëhet fjalë edhe për një “nip të Skënderbeut”, i cili, si ishte rrekur t’u dorëzonte turqve disa fortesa te vendit të tij, qe shkuar në hu prej tyre ngase nuk ia kishte mbërritur qëllimit.

Ndërsa  mesazhin e ambasadorit milanez De’ Rossi për dukën Galeazzo Sforza, si numërohen po “30.000 shpirtra të krishterë marrë skllevër”, thuhet se Turku “bëri urdhër të shkonin në hu një peshkop arbër, kushëri të Peshkopit të Krujës, i cili duket të kishte qenë shkaku që e solli në atë vend duke i premtuar me siguri t’ia jepte Krujën në duar.

Scroll to Top