VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe është kthyer në heroin e ditës, teksa pamjet treguan se ai rrezikoi jetën e tij duke u futur mes ujit të rrëmbyeshëm për të shpëtuar një grua me makinë që rrezikonte të mbytej.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Leicestershire, ku pati edhe përmbytje masive. Shqiptari është identifikuar si Cimi Kazazi, pronar i një restoranti me kuzhinë italiane, që jeton prej 20 vitesh në Angli dhe me origjinë nga Librazhdi.

Ai kaloi nëpër ujin e ngrirë për të nxjerrë gruan nga makina e saj dhe për ta sjellë në lokalin e tij. Gruaja thuhet se po përpiqej të largohej nga zona, kur makina e saj u bllokua.

Ai ka rrëfyer edhe momentet se kur e pa në vështirësi gruan në fjalë, ndërhyri menjëherë sepse i rrezikohej jeta dhe e shpëtoi duke i shkuar te makina, hapur derën dhe qetësuar. Për ta ndihmuar më pas dhe nxjerrë matanë rrezikut.

@skynews

“She was traumatised.” Pub owner Cimi Kazazi rescued a stranded motorist from her car in Great Glen, Leicestershire amid floods. #pubowner #floods #ukweather #leicestershire

♬ original sound – Sky News – Sky News

 

Scroll to Top