Pëllumb Xhufi: Ja pse nuk u bë mbret, Skënderbeu!

Nga Kalaja e Himarës, historiani Pëllumb Xhufi flet për historinë e Himarës dhe himarjotët. Akademiku tregon se çfarë shkruanin himarjotët në letrat që i dërgonin Papa Gregorit të 13-të në vitin 1581, për Himarën, edhe për Skënderbeun, që e cilësonin në letra si mbretin e shqiptarëve. Ndër të tjera, profesor Xhufi tregon edhe se përse Skënderbeu nuk u bë dot kurrë mbret.

“Himara ngeli një qendër ku mblidheshin burrat e Labërisë për të bërë Kuvendet e mëdha. Nga ky vend janë dërguar letra për Papa Gregorin e 13-të. Papa Gregori ka qenë shumë i interesuar edhe për historinë e Shqipërisë. Kryepleqtë e fshatrave të Labërisë, mblidheshin në kala edhe i dërgonin letra Papa Gregorit të 13-të. Ata e dërguan letrën e parë në vitin 158, mbas 2 vitesh një letër tjetër. Përmes letrave ata informonin Papën për Himarën. Po ashtu i kërkonin Papës ndihmë, që me anë të mbretërve dhe princërve evropianë, t’i furnizonin me armatime, për t’u ngritur kundër pushtuesve osmanë. Çdo bisedë e nisnin me frazën “Ne jemi himarjotë. Ne jemi bijtë e Skënderbeut, i cili ka qenë mbreti ynë.” Skënderbeu nuk u bë dot mbret. Ne dimë që Papa Piu i 2-të do ta kurorëzonte mbret, me rastin e kryqëzatës së vitit 1464. Por Papa vdiq dhe nuk u arrit të bëhet kryqëzata. Skënderbeu që u shpall kapiteni i përgjithshëm i asaj kryqëzate nuk u arriti të luante rolin, sepse ajo u fashit. Por pasardhësit e tij, si i biri Gjoni, që erdhi në këtë kishë, kishin në stemën e tyren shqiponjën dykrenore, të cilës i shtuan edhe kurorën sepse për ata Skënderbeu ishte mbret.”, thotë akademiku Pëllumb Xhufi në DritareTV./K.C/dritare.net

Scroll to Top