Çfarë tregon regjistri i popullsisë i vitit 1583 për Himarën! Flet historiani Pëllumb Xhufi!

Studiuesi i njohur i Mesjetës shqiptare, Prof. Pëllumb Xhufi, tregon për DritareTv se ekzistojnë regjistra të popullsisë, të cilat përfshijnë edhe zonën e Himarës, ku tregohet se personat e regjistruar janë shqiptarë. Dhe se emrat e tyre janë biblik.

Këto regjistra, por edhe histori si ajo e katedrales shekullore apo të dhënave historike që Prof. Pëllumb Xhufi rrëfen për gazetarin Dritan Hila, në dokumentarin “Kalaja e Himarës dhe historia e jashtëzakonshme e Arbërisë dhe Skënderbeut”, hedhin dritë mbi pretendimet se Himara është një vend që i përket Greqisë.

“Kemi regjistra të saktë të popullsisë së fshatrave që nga kohët bizantine, apo edhe në kohën e Perandorisë Osmane. Janë regjistra të zonës së Himarës. Vlen të përmendet ai i përgjithshmi që i përket vitit 1583, që përfshin të gjitha trojet shqiptare, ku është regjistruar edhe zona e Himarës. Në atë regjistër janë të regjistruara të gjitha familjet. Emrat që janë në atë regjistër janë të gjithë shqiptarë. Janë emra biblikë si Gjon, Gjin apo Dedë, Nikë, Kolë,” – u shpreh Prof. Pëllumb Xhufi.

Scroll to Top