Sa paguhet Luiz Ejlli për një reklamë në Instagram? Zbulohet shifra

Ideja e vendosjes së një takse, që varion nga 15-23% për fitimet nga rrjetet sociale të personazheve të njohur, ka sjellë debate të shumta.

Eksperti Said Duleviç zbuloi në Euronews Albania se sa paguhen influencerët në rrjetet sociale për reklamimet e kompanive të ndryshme.

Ai tha se këto pagesa variojnë nga rëndësia e personazhit që i reklamon dhe nga numri i ndjekësve që ai ka.

Duleviç zbuloi se një shembull shumë i mirë paguar për të bërë reklama është Luiz Ejlli, pagesat për të cilin janë 20 mijë euro e sipër.

“Kryesisht janë personazhet që kanë marrë shumë famë. Luizi i cili arriti të ketë një lloj audience shumë të lartë kap vlera më të mëdha. Ai ka bërë shumë pak reklama, kjo do të thotë se ato pak reklama që janë bërë janë bërë me shifra goxha të larta, pra kur ti bëhesh identitet i një brand-i shifrat mund të variojnë nga 20 mijë euro e sipër.

Kjo shifër është me meritë deri diku. Postimet të vipa-ve variojnë nga 3000 euro në 5000 euro nga personazhe që kanë pasur mbi 150 mijë ndjekës”,-tha Said Duleviç.

Scroll to Top