Dalin PAMJET/ Momenti kur policia e Kosovës kapi të gjallë serbët e armatosur

Janë të shumta pamjet që po dalin nga aksioni i Forcave Speciale të Kosovës në manastirin e Banjskës pas sulmit të një grupi të armatosur ndaj policisë. Sulmi i organizuar i terroristëve serbë ndaj Policisë së Kosovës shkaktoi një rreshter të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

Këtij sulmi, Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj me të njëjtën formë, ku nga të shtënat arriti të vrasë 3 pjesëtarë të grupit serb dhe të arrestojë 3 të tjerë. Disa prej të arrestuarve, së pari u neutralizuan nga policia dhe më pas u shoqëruan në stacion policor.

Indeksonline ka publikuar disa foto të reja nga aksioni i Policisë në kapjen gjallë të disa prej të dyshuarve të armatosur në sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Siç duket nga fotot më poshtë njëri prej të ndaluarve është ende në pranga ndëras tjetri i plagosur.

Pasi lokalizoi vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës arriti të gjejë një sasi të madhe armatimi. Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se vlera e armatimit kap vlerën e rreth 5 milionë eurove. ©LAPSI.al

Scroll to Top