Okarina DARDANE instrumenti më i lashtë muzikor në Gadishullin Ilir
Okarina është zbuluar në vitin 1968 në fshatin Runik të Komunës së Skenderajt.
Paraqet instrumentin më të lashtë frymor muzikor në Gadishullin Ilir. I takon mijëvjeçarit të gjashtë para lindjes së Krishtit. Pra është e vjetër rreth 8000 vjet. E modeluar nga argjila cilësore e ngjyrës okër ka formë dy konike, gati si veza dhe tri vrima, një në majë për fryrje me buzë dhe dy në mes të trupit për ndërrimin e gishtërinjve dhe koordinimin e tingujve muzikor.
Është hijeshuar më vija të shkurtër horizontale dhe vertikale në teknikën impreso. U plaçkit nga sëbashku më disa qindra eksponate të thesarit arkeologjik dhe etnologjik të Kosovës në vitin 1988 dhe u dërgua në Beograd.
KULTURË ILIRO – DARDANE Okarina e Runikut paraqet instrumentin më të hershëm muzikor të zbuluar në Kosovë. Në bazë analizave dhe të studimeve arkeologjike, vogla muzikore e zbuluar në Runik të Skenderajt, është një instrument muzikor frymorë autokton; i lashtë rreth 8000 vjet
(Nga libri: H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës së Skenderajt, Prishtinë 2018,f.30, fig.14.)