Spiropali ia merr “Valles së Tropojës” duke prezantuar kulturën shqiptare mbarëbotës
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, organizoi pritjen e fundvitit me drejtuesit e medias, gazetarët dhe punonjësit e Parlamentit në Pallatin e Brigadave.
Pas fjalimit të mbajtur, Spiropali i është bashkuar në kërcim të pranishmëve nën ritmet e Valles së Tropojës. Ajo ka lënë mënjanë “petkun” e politikanes, duke kërcyer vallen që disa javë më parë u fut në UNESCO.
Kjo është ndër të paktat raste kur Spiropalin e shohim ndryshe nga çfarë jemi mësuar duke e parë.