Flitet gjithandej! Ky është shqiptari i parë që në kushte shtëpie ndërtoi një helikopter (Video)
Nga hobi mund të bëhen shumë gjëra interesante, por rrallë herë helikopteri. Një mekanik i makinave bujqësore nga Presheva ia doli kësaj, pa ndihmën e askujt.
Mjeshtri më i njohur i traktorëve në Preshevë, Qani Lutfiu, në punëtorinë e tij realizoi një helikopter me një ulëse. Një muaj më parë në oborr i testoi komponentët që vet i ka dizajnuar, si dhe motorin nga vetura trabant. Meqë nuk ishte i lumtur me propelerin, ai e çmontoi tërësisht fluturaken e tij.
Punimi i këtij helikopteri të veçantë ka zgjatur gati katër vite, ndërsa Qaniu i bëri vet të gjitha investimet. Sipas llogarive të tij, deri tash ka shpenzuar 10 mijë euro, raporton B92.
“Në botë nuk ekziston asnjë helikopter i ngjashëm me këtë. E kam kompletuar në mënyrë unike”, thotë ai.
Në Preshevë gjithkush e njeh usta Qaniun, i cili riparon traktorët dhe ndërton helikopter.
“Mund të bëj anije kozmike, po të kishte para. Gjithçka që sheh syri i tij, ai mund ta bëj”, thotë fqinji i tij, Arif Abdullahu.
Qaniu ka mbaruar shkollën fillore, ndërsa “Presheva Jonë” ka shkruar më parë se ai ka mbaruar gjimnazin “Skënderbeu”. Zanatin e ka mësuar vet duke çmontuar dhe duke montuar një motor. Thotë se në fillim asgjë nuk ka ditur rreth helikopterëve.
“Kur nisi diçka, duhet edhe ta mbaroj”, thotë ai, duke shtuar se në fund të shtatorit do ta bëjë edhe fluturimin e parë.
Kur pas një muaji helikopteri do të kompletohet, ai edhe do të fluturojë. Pronarit i mbetet të kërkoj leje për këtë fluturim, por meqë Presheva gjendet në zonën e ndaluar të fluturimeve, atëherë mbase duhet ta gjejë një lokacion tjetër.