PËR ORIGJINËN ILIRE TË DORËVE: EMRI HYLL ËSHTË ILIR, ASHTU SI FISI DOR HYLLEI.

Një emër në gjenealogjitë lakedaimone, para Agisit dhe Euriponit, mund të jetë historik: Herakliti Hyll. Sipas Herodotit (9.26.3) Hylli drejtoi një ushtri kundër Peloponezit dhe u vra në një betejë në Isthmos të Korintit. Një tjetër përpjekje e Heraklitëve kundër Peloponezit nuk u bë më herët se sa gjenerata e tretë pas asaj që ndodhi; në atë kohë, ata arritën të kalojnë nga Lokrisi në Peloponez. Ky sulm i dytë, ishte i ashtuquajturi “Kthimi i Heraklitëve”, emri i grekëve për pushtimin dorik, i cili përmendet për herë të parë në letërsinë greke të ruajtur, nga Tyrtaios (Fr. 2 Diehl).

Humbja e Hyllit dhe e ushtrisë së tij mund të datojë në gjysmën e parë të shekullit të trembëdhjetë p.e.s., nëse pranohet një datë rreth 1200-s, për ardhjen e parë dorike në Spartë. Historia e betejës së Isthmos-it ka gjetur kohët e fundit disa konfirmime interesante arkeologjike: profesori O. Broneer ka zbuluar një mur të gjatë mbrojtës përgjatë një pjese të Isthmos-it; ai është datuar, sipas qeramikës së gjetur në të, e cila i përket periudhës së vonë helladike III B, si i shekullit të trembëdhjetë (AJA 62 (1958) 322 ff.), dhe sugjeron fort se peloponezasit u detyruan në atë shekull që të mbronin Isthmos-in nga një pushtues. Kur rreth vitit 1200 p.e.s. dorët dhe udhëheqësit e tyre heraklitë bënë një përpjekje të dytë ndaj Peloponezit, ata vendosën që të tejkalojnë pengesën isthmiane dhe e drejtuan sulmin e tyre nga deti, nga veriperëndimi.

Emri Hyll është ilir, ashtu si fisi dor Hyllei (krh. Hyllianët që jetojnë në Kërkyrën e Zezë në brigjet e Ilirisë: Müller, Dorians 1.13). Për origjinën ilire dhe epirote të pushtimit dorik dhe të shpërnguljes thesalike në rrugëkalimet e malit Pind, shiko artikullin e vlefshëm të N. G. L. Hammond, BSA 32 (1931/2) 131-79.

Thënie për shqiptarët
_________
Titulli: Early Sparta
Autori: George Leonard Huxley
Botues: Cambridge, Harvard University Press, 1962

Scroll to Top