Bravo shqipe/ Uldedaj e nokautoi kundërshtarin e tij boshnjak

Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj të mposhtë rivalin që kishte përballë, Edin Puhalo.

Deri në përballjen me kampionin tonë, Puhalo kishte 24 fitore (23 me KOs) dhe vetëm 2 humbje.

Në raundin e dytë, djaloshi shqiptar, u shpall fitues i ndeshjes me KO teknik, duke ngritur përsëri lart flamurin kuqezi, si një boksieri profesionist më me shumë suksese në të gjithë shqiptarinë.

Fitorja e rendit 27-vjeçarin Jurgen Uldedaj në mes 15 më të mirëve në botë për 4 federatat e boksit profesionist WBO, WBA, IBF, WBC.

Edin Puhalo është ish- kampion në WBO European Cruiser, në IBO Continental Cruiser dhe WBC Mediterranean Cruser. Deri në këtë ndeshje, ai ishte i rankuar në 10 më të mirët e WBA-së.

Scroll to Top