“Neveri si zotëria flirtonte” – Flutura Açka tregon udhëtimin në tren me Parashqevinë
Flutura Açka tregoi për një ndodhi rreth viteve 1987-1988 kur po udhëtonte me tren dhe pranë saj në të njetin vagon ishte dhe këngëtarja Parashqevi Simaku.
Shkrimtarja tregon se u neverit nga një zotëri që po fliste me Parashqevinë i cili sipas saj duket që po flirtonte me një vajzë të pafajshme dhe që akoma nuk kishte mbushur 20 vjeçe duke e cilësuar këtë si një moment sarkastik dhe të shëmtuar.
“Ka qenë një udhëtim, ka mundësi të këtë ndodhur rreth viteve 1987-1988 ose 1986 domethënë ne nuk kishim mbushur akoma 20 vjeçe dhe ishte një nga këto trenat e mërzitshëm nga Tirana në Elbasan, studente më duheshein 4-5 orë të mbërrija në shtëpi, ka qenë një gjë e tmerrshme për ta treguar. Në atë tren në një moment të caktuar pashë Parashqevinë që ishte varur te dritarja, një vajzë e re, simpatike, tërheqëse, kishte filluar atë veshtullinë e yllit dhe ishte bërë goxha e pranueshme dhe duartrokitur në publik.
Ndërkohë aty ishte një zotëri që zbriti në Durrës me sa mbaj mend, kuptohet që isha e pakujdesshme për ti vënë re të gjitha gjërat por ishe një moment sarkastik dhe i shëmtuar i cili tregon të tërën që dua të them. Ata po flisnin për provimet dhe diçka të kësaj natyre dhe folën dhe për marksizmin dhe rastësisht Paraqevia përmendi ligjin e famshëm të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, kështu ka qenë ligji që kemi mësuar ne në marksizëm. Ky zotëria ky rehaluci, rehaluci që po e kapte tani në gabim, në faj, këtë vajzë, dhe flirtonte edhe i thotë jo Parashqevi e ke gabim, është ligji i njeriut mbi njeriun.
Të tilla gjëra domethenë unë kam qene shumë e re, pa mendoni se çfarë ndodhte me këto vajza dhe që nga ai moment kam pasur një neveri ndaj kësaj kaste që i rrethonte, që i përgjonte, jo vetëm këto por dhe të persekutuarat, të përndjekurat që janë persekutuar në të njetën formë”, tha shkrimtarja Flutura Açka për Euronews.