Rita Ndoci: Shteti shqiptar nuk i ka asnjë borxh Parashqevi Simakut, i dhanë apartament kur erdhi nga Kavaja
Rita Ndoci ishte e ftuar në Dritare TV në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, për të folur për Parashqevi Simakun.
Rita Ndoci shprehet se shteti shqiptar apo qeveria nuk i detyrohet asgjë nga ana materiale Parashqevi Simakut.
Sipas artistes zgjedhja për tu larguar nga vendi është një zgjedhje e lirë dhe prej vitesh nuk paguajnë më taksa për Shqipërinë.
“Ndihma është një gjë shumë e shenjtë. Ama më e shenjtë bëhet kur nuk e di askush. Shteti shqiptar, apo qeveria, pa pasur parasysh kush është kryeministër nuk na ka asnjë borxh.
Flas borxh material se moralin e mbajmë mënjanë se tek e fundit politikani nuk ka pse të ketë moral.
Pse e them unë këtë, sepse po marr shembullin tim, kam kaq vite që nuk paguaj asnjë taksë, kam 34 vite që nuk i jap asnjë taksë vendit tim, prandaj Shqipëria mua nuk më detyrohet asgjë. Ikja nga vendi është zgjedhje e lirë.
Politika e asaj kohe na bëri që të urrejmë çdo gjë. Por tani shteti shqiptar nuk më ka mua asnjë borxh.
Më lejo të kujtoj se shteti shqiptare i ka dhënë apartament aso kohe Parashqevi Simakut. Erdhi nga Kavaja në Durrës”- u shpreh Rita Ndoci.