Arrestohet Florian Marku

Boksieri shqiptar, Florian Marku, është arrestuar në Gjermani, ka njoftuar të mërkurën mbrëma Top Channel.

Sipas këtij mediumi tiranas, Marku është ndaluar në Gjermani dhe është ekstraduar për në Greqi. Marku, sipas raportimit, ishte në kërkim për një incident që ndodhi shtatë vjet më parë në Selanik.

Ai akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Marku është prej boksierëve më të famshëm shqiptarë. Ka bazë të gjerë të tifozëve. Viteve të fundit ka jetur në Angli.

Scroll to Top