Alida Hisku komenton gjëndjen e Parashqevi Simakut: Emigracioni sjell edhe viktima. Duhet ta ndihmojmë e jo të përhapim video që prishin dinjitetin e saj
Këngëtarja e madhe Alida Hisku ka reaguar ndaj videos virale të koleges së saj, Parashqevi Simaku, e cila tregonte për sfidat ekonomike që po përjeton në SHBA.
Përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale, Hisku ka shprehur keqardhje të thellë për gjendjen e Simakut dhe ka bërë thirrje për mbështetje dhe ndërgjegjësim. Në reagimin e saj, Hisku propozon që Parashqevisë t’i lidhet një pension artistik, ashtu siç e parashikon dhe ligji shqiptar, edhe pse jeton në SHBA.
“E ndjej thellë në shpirt gjendjen e koleges sime, duke vërtetuar se emigracioni sjell edhe viktima kudo. Mendoj dhe propozoj që Parashqevi t’i lidhet një pension artistik, ashtu siç e parashikon dhe ligji shqiptar, edhe pse jeton në SHBA”, shkruan Hisku
Hisku ka apeluar gjithashtu që të ndalet përhapja e videove që mund të ndikojnë negativisht në imazhin dhe dinjitetin e Simakut.
“Dëshiroj të mos komentohet keq dhe të mos përhapen më video të tilla në rrjetet sociale, sepse dëmtojmë njëri-tjetrin me negativitetet tona”, shkruan ajo