Greqi/ Shqiptarëve u ndalohet një tubim në Athinë, sipas policisë mund të shkaktojë tensione dhe reagime negative
GREQI – Policia greke ka njoftuar ndalimin e një grumbullimi të shtetasve shqiptarë të organizuar përmes rrjeteve sociale në lagjen Alimo të Athinës më 15 dhjetor 2024. Autoritetet theksojnë se ngjarja mund të shoqërohej me përdorimin e flamujve shqiptarë dhe parullave patriotike, që sipas tyre, mund të provokonin tensione dhe reagime negative, veçanërisht nga grupe ekstremiste lokale.
Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Atikës jug-perëndimore, theksohet se ngjarja nuk ka një arsye formale si festimet e Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor, kur shqiptarët në Greqi festuan lirshëm dhe pa pengesa në sheshin “Sindagma” të Athinës. Këto festime spontane atëherë u pritën përgjithësisht pozitivisht nga mediat dhe publiku grek. Për ngjarjen e planifikuar në Alimo, policia ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve
ELAS njoftoi se me vendim të Drejtorit të Policisë së Atikës Juglindore ndalon tubimin publik në natyrë, i cili është paralajmëruar përmes rrjeteve sociale për nesër në orën 19:00 në rrugën “Koris” në zonën e Alimos, nga shtetas shqiptarë .
“Ndalimi i mësipërm vendoset nga njëra anë, pasi ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar nga mbajtja e tubimit të mësipërm dhe nga ana tjetër, mbajtja e tij do të shkaktojnë pengim të qarkullimit dhe aksesit në shërbimet publike, organizatat me përfitim të përbashkët dhe institucionet infermierore, funksionimin e infrastrukturës dhe objekteve publike dhe furnizimin e tregut me sende jetike”, thonë mediat vendase.