DEL SONDAZHI I FUNDIT: Ja sa mandate merr sot PS-ja dhe sa PD-ja!
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, 12 dhjetor, sërish Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt. Sipas të dhënave në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 48.1% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit do të votëbesonin kryeministrin Rama. Një rënie me vetëm 1.4% krahasuar me sondazhin e muajit nëntor, kur 49.5% do të votonin PS.
Forcë e dytë renditet sërish PD e Sali Berishës, i cili tashmë me vendim të GJKKO është liruar nga arresti shtëpiak. 31.0% do të votonin për PD, një rënie me 1.4% krahasuar me rezultatet e nëntorit, kur 32.4% do votonin për Berishën. Në tetor pati një rritje me 2.2% të zgjedhësve që do të votonin për PD, por këtë muaj mbështetja për kryetarin demokrat ka rënë, siç shihet edhe në grafikun e ilustruar krahas tabelës.
19% do të votëbesonin partitë e reja, një rritje me 5% krahasuar me muajin nëntor. Ndërkohë, 1.9% do të votonin për parti të tjera të vjetra, rënie me 2.2% me një muaj më parë.
Ndalur vetëm tek zgjedhësit në diasporë, 50.1% do zgjidhnin PS për një mandat të katërt, 30.4% PD, 19.2% parti të reja, 0.3% parti të tjera të vjetra. Ndërkohë, edhe te anketuarit në Shqipëri mandatin e katërt do ia besonin sërish Ramës, me 47.1% të votave, 31.3% PD, 18.9% parti të reja dhe 2.7% parti të tjera të vjetra.