VIDEO: U zhduk kur ishte 18-vjeç, jordanezi lirohet pas 38 vitesh në burgjet e Asadit
Një jordanez ka mundur të kthehet në shtëpi pasi kaloi 38 vjet në burgjet siriane gjatë të cilave humbi kujtesën.
“Osama Bashir Hassan al-Batainah u zhduk në moshën 18 vjeçare në vitin 1986 dhe më pas kaloi 38 vjet në burgjet e regjimit sirian, sipas të afërmve të tij,” tha për AFP Sufyan al-Qodat, një zëdhënës i ministrisë së jashtme jordaneze . .
“Ai u dërgua nga Damasku në pikën kufitare Jaber (me Jordaninë) ku iu dorëzua rojeve kufitare”, shtoi ai.
Ai u gjet në Siri “pa ndjenja dhe amneziak dhe iu dorëzua anëtarëve të familjes së tij këtë mëngjes (të martën)”, tha zëdhënësi, pa specifikuar se nga cila qendër paraburgimi u lirua.
Pasi regjimi i Bashar al-Assad ra të dielën kur rebelët e udhëhequr nga grupi radikal islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) hynë në Damask , rebelët hapën burgjet dhe liruan të burgosur.
Jordanian Detainee Found Alive After 38 Years in Sednaya Prison
Osama Al-Bataineh, missing for 38 years, has been discovered alive in Syria’s notorious Sednaya Prison, suffering from complete memory loss.#Syria#Sednaya pic.twitter.com/2F2LafTHqT
— R (@ramoosh22) December 9, 2024