E drejtë apo?! Pezullohet nga puna arsimtari “islamik” që akuzohet për përdhosje të simboleve kombëtare

Mësimdhënësi i lëndës së gjuhës angleze në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, i cili akuzohet se përjashtoi një nxënëse që refuzoi ta heqë plisin nga koka, e edhe për hedhjen në bërllok të flamurit kuqezi, është pezulluar nga detyra prej mësimdhënësit.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se ky arsimtar do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje, që ajo e ka quajtur të papranueshme.

“Jo përdhosjes së simboleve kombëtare. Ky veprim është një shkelje e rëndë e çdo morali, etike dhe norme juridike. Kosova është shtet demokratik dhe laik, ku simbolet kombëtare gëzojnë respekt të pakushtëzuar në çdo institucion, dhe askush nuk ka të drejtë t’i përdhosë ato. Në këtë rast, ju njoftoj se profesori është pezulluar menjëherë nga detyra dhe do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje të papranueshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lushaku-Sadriu tutje ka thënë se asnjë individ nuk duhet ta ketë mundësinë t’i shkelë simbolet kombëtare, posaçërisht në institucionet e arsimit.

KOHA ka raportuar të mërkurën se një nxënëse në këtë shkollë fillore është përjashtuar nga ora e mësimit, veç pse mbajti në kokë plisin.

Nxënësit po ashtu e akuzojnë mësimdhënësin për predikime fetare gjatë procesit mësimor.

Scroll to Top