Lezhë, ekspozohet në muzeun etnografik flamuri 85-vjeçar, dhuratë nga familja e gjeneralit italian
Një flamur 85-vjeçar i shtohet muzeut etnografik të Lezhës me rastin e festave të nëntorit. Objekti i rrallë i përket ushtarakut italian, ish-Komandant i Forcave Ajrore të Shqipërisë në vitin 1939, gjeneralit Ferruccio Ranza.
Flamuri ishte pjesë e fondit familjar dhe i është dhuruar muzeut nga nipi i gjeneralit italian. Sipas Paulin Zefit përgjegjës për kulturën në Lezhë, flamuri është në gjendje relativisht të mire dhe pas konservimit do të ekspozohet krah flamurit të Princ Vidit.
Krahas objekteve të tjera historike, në muzeun etnografik të Lezhës ruhen edhe dy flamuj mjaft të vjetër të cilët do ti shtojnë vlerën muzeut, i cili gjendet ne ambientet e Pallatit të Kulturës.