Kultura shqiptare trembi botën sllave! Riza Beg Gjakovën me ushtrinë e tij i priti në Shkup Kolë Bojaxhiu me orkestrën muzikore
Riza Beg Gjakova në dokumente serbe,
Doajeni i historiografisë Kosovare prof. dr.Jahja Drançolli, duke hulumtuar në arkivat e Serbisë gjeti dokumentin e Konzullatit Gjeneral të Mbretërisë të Serbisë në Shkup, dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Serbisë Jovan Jovanoviqit në Beograd PP nr.1457 dhe PP.nr.5124 që do ta publikojmë për herë të parë me këtë përmbajtje:
Zotri ministër, dje kam pasur nderin që me telegram t’ju informoj se prijësi gjakovar Riza beu ka arritur në Shkup. Ai është vendosur në çifligun e Bardovcit, pas orës pesë të mbrëmjes, me një përcjellje ka ardhur në qytet, ku është takuar me valiun e Shkupit dhe më pastaj është kthye në çiflig për të kaluar natën. Me Riza beun kanë arritur Mahmud Zajmi dhe i vëllai i Bajram Curit. Isa Boletini dhe Bajram Curi pritet të arrijnë në mëngjese dhe kam dëgjuar që kërkojnë që të priten me muzikë e cila do të ekzekutojë arie shqiptare.
Në Shkup ekziston një bend muzikor, e përberë kryesisht nga katolikët e Shkupit. Nga telegrami i dërguar Ministrit serb Jovanoviq mund të kuptohet se Riza beu me autoritetin e tij ka ndikuar te valiu turk i Shkupit, që ushtria turke mos të bëjë rezistencë ndaj kryengritësve shqiptar që po arrijnë nga të gjitha trojet e vendit për çlirimin e Shkupit. Ashtu edhe ndodhi nuk u shkrepë asnjë plumb kundër kryengritësve shqiptar me rastin e arritjes në Shkup. Qyteti u çlirua pa asnjë rezistencë nga ushtria turke. Njëherit, kryengritësit shqiptar u priten me lule dhe muzikë shqipe, të ekzekutuar nga bendi i katolikëve të Shkupit të prirë nga Kolë Bojaxhiu, (babai i Nënës Terezë, -vërejtja jonë)..
Në Raportet e Konsullatave të Mbretërisë së Serbisë, të cilat e përcjellin me vëmendje lëvizjet e tij dhe prijësve tjerë në kryengritjen e fundit antiosmane të vitit 1912, Riza bej Gjakovën e gjejmë si nënshkrues të Memorandumit pesë pikësh (Memorandumi i katërt shqiptarë), i cili kërkonte
- 1.Guvernatorin shqiptar dhe gjuha shqipe në gjykata;
- 2.Shërbimi i regrutëve në krahinat e territorit shqiptar;
- 3.Shkollat shqipe me alfabetin latin;
- 4. Nëpunësit me origjinë shqiptare dhe
- 5. Zvogëlimi i tatimeve.
Nënshkrimet e nënshkruesve janë me këtë radhitje: Riza beu nga Jakova, Hasani nga Vushtria, Bajram Curri nga Gjakova…Isa Boletini etj.
-Me telegramin e djeshëm (8/21.VII- 29.VII/ 11.VIII), pata nderin të ju informoj për masën e madhe shqiptare që tubohet rreth Prishtinës nga të gjitha viset e këtij vilajeti. Vetëm nga rrethina e Gjakovës mbërrijnë dhjetë mijë shqiptarë të udhëhequr nga Riza beu, Bajram Curri, Ahmet bej Gjakova dhe Bajram Daklani…
-Udhëheqësit e kryengritësve, 31 sosh, ndër të cilët fjalën kryesore e kanë :Riza Beu, Hasan Beu, Isa Boletini, Jahja Aga, Musa Efendiu, gjenden në Llapnosellë.[1]